I pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka filluar takimin me dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, me të cilët do të diskutojnë për temat e fundit, taksën dhe dialogun me Serbinë, raporton Gazeta Express.
Haradinaj është duke u takuar me Jan Heker, këshilltari më i rëndësishëm për Politika të Jashtme i kancelares gjermane, si dhe këshilltari i saj për Ballkan, Matias Litenberg.
Para këtij takimi në Qeveri, të dy këta u takuan edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Ndërkaq, siç bëjnë të ditur mediat serbe, nesër gjatë ditës ata do ta vizitojnë edhe Beogradin e do të takohen me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. /GazetaExpress