Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po zhvillon takim me presidenten Vjosa Osmani në kuadër të përpjekjeve për të dalë nga kriza institucionale pas dështimit të 40-të për konstituimin e Kuvendit.
Gjatë ditës, Osmani priti edhe liderët e Vetëvendosjes, PDK-së dhe LDK-së, por asnjë prej tyre nuk dha sinjale për kompromis.
Takimet vijojnë nesër me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që obligon konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh.