Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një tubim me qytetarë të Kamenicës, ku ka folur për planet e tij nëse zgjedhet edhe për një mandat kryeministër i vendit.
Haradinaj ka thënë se ka ardhë koha që Kosova ta marrë drejtimin e vetes, ta qeverisë veten, dhe jo të qeveriset nga njerëz që nuk janë të shtetit.
Ai ka theksuar se miku i mirë nuk të tregon se si të sillesh në shtëpinë tënde.
“Miku i mirë nuk vjen me të kallxu cka me bë në shtëpi. Na nuk jemi të kqij për miq, edhe nuk e prishim miqësinë me kërkon, nëse nuk lejojmë më dikush me qeverisë n’vend tonin. Na duhet me qeverisë, na jemi njerëzit e këtij veni, pra populli duhet me qeverisë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka folur edhe për politikanët që janë të dëgjueshëm ndaj instruksioneve të jashtme politike.
“Këta që po marohen servilë, kanë me na marrë n’qafë. Unë jam për me kriju një doktrinë qeverisëse, që ëshë e këtij veni, e mos me pasë me ngu kërkon”, ka thënë ai.
Krejt në fund, Haradinaj ka vlerësuar se Kosova nuk mund të bëhet shtet, duke dëgjuar përjetësisht të tjerët.
“Dikur çka na ka thënë Tita, tani Bashkësia Ndërkombëtare, tash po shkojnë në Tiranë me i vetë qysh me i kry puntë. Atëherë pse jemi shtet?”, ka pyetur ai.