Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njëherit deputet, nga qyteti i Rahovecit ku qëndroi sot drejtoi akuza në drejtim të Qeverisë Kurti.
Ai ndërsa foli për ardhjen e VV-së në pushtet, tha se e ka ka mbështetur ndryshimin në zgjedhje nacionale, mirëpo shtoi se ka ndodhur ajo që ju ka frikësuar më së shumti, e që sipas tij në vend se me marr ndryshimin, vendi po e merr mashtrimin.
“Ndodhi ajo që më së shumti ja kam pasur frikën, nga kjo Qeveri, në vend se me marr ndryshimin ne po e marrim mashtrimin nga ta. Kurr se kam pritur që ka me mu deshtë mua, që në Parlamentin e Kosovës që për shkak të kryetarit të juaj Smajl Latifi, me i mbrojt subvencionet dhe mos me ju hjek 400 euro. Mos të kishte ndodhur alarmi që e ka dhënë kryetari i juaj Smajl Latifi, ishte duke ndodhur sanksioni për fermerët, vreshtarët dhe të tjerëve, duke ju hjekur ato subvencione”, tregoi Haradinaj, shkruan Reporteri.net.
Ai ndërkaq konfirmoi kryetarin aktual të kësaj komune, Smajl Latifi, kandidat edhe për një mandat nga partia e tij.
Haradinaj tha se Latifi, është model i një kryetari për punën e ndershme që e ka bërë, për transparencën e vlersuar nga të gjitha organizatat ndërkombëtare.
“Vëllezërit dhe motrat tona në diasporë, janë njerëzit që e dojnë më së shumti Kosovën. Në kohët më të vështira e ndihmuan Atdheun. Nuk janë ata njerëz që e ndihmojnë mashtrimin. Pra, nuk do ta ndihmojnë mashtrimin diaspora e jonë. Nuk mundet me i mashtru ata, pasi që nuk jetojnë këtu. Kanë mendu se e kanë më lehtë, pasi që nuk jetojnë këtu. Po, nuk është lehtë me mashtru diasporën”, tha Haradinaj. /Reporteri.net/.