Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur se taksa ndaj Serbisë nuk do të largohet deri në njohjen e Kosovës nga shteti fqinj.
Kreu i qeverisë, foli dhe për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe SHBA-ve, ku tha se ata qe po i përkthejnë vendimet e Qeverisë së Kosovës kundër Amerikës, e kanë gabim.
Haradinaj konsideron se taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, por kundër Rusisë.
Kreu i qeverisë shtoi se Serbia dhe Rusia janë duke përdorur të gjitha kapacitet për zhbërjen e shtetit të Kosovës.
Haradinaj foli dhe për mundësitë e ndarjes së Kosovës, ku u shpreh se një gjë e tillë kurrë nuk do të ndodhë.
Ai është shprehur i vendosur se nuk të ketë shkëmbim territoresh dhe se Kosova nuk do të japë asnjë pjesë të territorit të saj.
“Po thuhet së duhet me dhanë diçka për njohje, ose territore, kjo nuk do të ndodhë asnjëherë, pasi shqiptarët boll kanë dhanë territore”, tha ai. Këto komente Haradinaj i bëri në akademinë përkujtimore dedikuar 575 vjetorit të Lidhjes së Lezhës në Klinë.