Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot në mbledhjen e qeverisë se ka kërkuar që flamuri i Kosovës të vendoset në Prishtinë.
“Nuk ka shqiptar qe nuk e don flamurin kombëtar, por 17 shkurti i dedikohet Kosovës”, tha Haradinaj.
Megjithatë mbetet ende e paqartë se në cilin rreth do të valojë flamuri i Kosovës, në atë që aktualisht është flamuri kuqezi, apo në rrethin tjetër afër që çon në drejtim të Veternikut.