Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje mësimdhënësve që nga nesër të rifillojnë procesin mësimor, pasi sipas tij nuk ka mundësi që të rritën më shumë pagat për ta.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje mësimdhënësve që nga nesër të rifillojnë procesin mësimor, pasi sipas tij nuk ka mundësi që të rritën më shumë pagat për ta.
Kreu i Qeverisë teksa ka folur për grevën e SBASHK-ut, tha se nëse do të ishte në vullnetin e tij, do t’ua rriste mësimdhënësve pagat edhe më shumë, por se sipas tij, kaq kanë qenë mundësitë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, Haradinaj kishte bërë të ditur se do të ketë rritje rreth 20 milionë euro për pagat e mësimdhënësve, megjithatë, SBASHK-u nuk e ka ndërprerë grevën.
“Mirë është ata me u ulë me diskutua, Sindikata, këshilli grevist, të gjithë me e kuptua se çka bëhet fjalë se ndoshta nuk kanë pasur kohë me absorbua mirë atë që ka ndodhur dje. Ajo është një lajm i mirë për arsimin, mendoj më i mirë i mundshmi që ka mundur me iu ardhë. Mendoj që e meritojmë një falënderim prej të gjithëve për një angazhim serioz, për marrjen në kujdes të kërkesave dhe që të fillojmë me mësim nesër. Si do të ndodh nëse ta zëmë në fund të këtij muaji mund të votohet ligji për pagat pa ndryshime dhe pastaj ata do të duhej të kthehen në punë se nuk munden pa kufi, ju kanë humbur fëmijëve shumë ditë mësim. Pra, duhet të mendojnë edhe ata për përgjegjësitë që i kanë në vend, ne kishim pas dëshirë me ua rrit sa më shumë, por realitetet janë këto në vend, nuk kemi mundësi më tutje dhe mundësia që ekziston është shfrytëzuar”, tha Haradinaj.
Mbrëmë Haradinaj ka bërë të ditur se për mësimdhënësit e shkollave të mesme paga është rritur nga 523 në 597.8 euro, që i bie 74 euro rritje nga paga aktuale. Për arsimin fillor nga 479 në 525.8 euro, rritja është 46 euro. Për mësimdhënësit në arsimin parashkollor nga 447 në 501.9 euro, rritja 54 euro. E numri i mësimdhënësve është rreth pesë mijë për arsimin e mesëm.