Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimi me presidenten Osmani ka deklaruar se 7 dhjetori do të ishte opsioni për mbajtjen e zgjedhjeve.
Në një prononcim për media, Haradinaj tha se me datën 5 nëntor do të shpërbëhet Parlamenti i Republikës së Kosovës.
“Më 5 nëntor do ta marrim lajmin që do të shpërbëhet parlamenti, pastaj caktimi i datës së zgjedhjeve që do të ishte në interes të Kosovës që data e zgjedhjeve të caktohet në afatin më të shpejt kohor, data 7 dhjetor do të ishte opsion për mbajtjen e zgjedhjeve. Ne nuk dëshirojmë me i humb kohë vendit”, ka deklaruar Haradinaj pas takimit me presidenten Osmani.
Ndryshe, pak minuta më parë ka përfunduar takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me liderët politikë.
Pas përfundimit të takimit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti nuk ka pranuar të deklarohet për media./teve1.info/

 
			









 
                                
                              
		