Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, e ka quajtur lajm të mrekullueshëm, votimin e Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Ai falënderoi eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi si dhe të gjithë ata, që kanë kontribuuar që ky proces të përmbyllet me sukses.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Lajm i mrekullueshëm nga Parlamenti Europian, që sot heqi pengesën e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën!
Falënderim i veçantë për eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi meritor dhe për gjithë ata që kontribuan që ky proces të përmbyllet me sukses.
Tani është momenti që Kosova po ashtu ta marrë sa më shpejt konfirmimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe fillimin e Partneritetit për Paqe.
Urime Kosovë!