Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se punësimet politike në Kosovë bëhen nga të gjitha partitë politike.
“Politika i ka fajet – edhe unë”.
“Të gjithë PDK, LDK, Vetëvendosje, edhe AAK. Kushdo që ka pasë përgjegjësi ka faj. Por mënyra për ta ndryshuar këtë është duke qenë të sinqertë dhe duke u përballë me gjendjen”, ka thënë Haradianj në konferencë pas mbledhjes së Qeverisë, njofton Klan Kosova.
“Ekonomia jonë është e re dhe përvoja jonë në sektorin privat është e re. Kemi një dialog tre palësh punëdhënës- punëmarrës – sindikata. Në të ardhmen jo të largët do të të shqyrtohet paga minimale”.
Haradinaj ka thënë se falënderon Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovës për programin për rekrutim në sektorin publik
“Është mirë që ekziston ai program sepse pa të gjendja do të ishte më e keqe. Është risi punësimi i disa të afërmve qoftë me mua, qoftë me AAK-në. AAK ka një besim rreth 10% të popullit të Kosovës në zgjedhjet që shkuan. Në institucione as një përqind nuk përfaqësojmë. As në kompani publike as askund”.
“Mirëpres kritikën e ambasadorit O’Connell. E meritojmë të na jepet ajo kritikë. Njoh koleg të AAK-së që në 12 vjet kanë konkurruar qindra herë. Jam kundër abuzimeve qofshin familjarë, qofshin të AAK-së. Njerëzit më të diskriminuar në sektorin publik janë të AAK-së”.