Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, duke i quajtur të gjeturat si shumë shqetësuese.
Sipas tij, performanca e qeverisjes është e vlerësuar dobët si dhe është përmendur edhe çështja e korrupsionit.
Ai sa i përket çështjes që Kosova nuk ka marr rekomandimin për nisjen e negociatave, tha se kjo ka ndodhur për shkak të qasjes së Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, në marrëdhëniet me BE-në dhe për shkak të sanksioneve.
“Është pritur që vlerësimi do të jetë me mjaftë çështje që janë shqetësuese për vendi edhe janë adresuar shumica e këtyre shqetësimeve. Pra performaca e qeverisjes është e vlerësuar dobët e po ashtu ka shumë fenomene të cilat janë identifikuar veç e veç. Ju e cekët çështjen e korrupsionit por ka edhe shume çështje të tjera”, tha ai.
“Ju jeni në dijeni që ne jemi të ndëshkuar nga BE-ja. Kemi sanksione edhe financiare ekonomike politike. E kuptohet pra Kosova nuk është se ka ecur përpara, por ka ecur parapa në marrëdhëniet me BE-në edhe e ato reflektojnë edhe ne këtë raport edhe fatkeqësisht edhe pasojat e atyre marrëdhënieve i kemi në jetën e përditshme”, tha ai./EO