Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se qeveria Kurti po e lufton UÇK-në dhe po i kundërshton Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto komente Haradinaj i bëri në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për politikën e jashtme.
“Vlera e jashtme është NATO e prirë nga Amerika. Kushdo që udhëheqë me Kosovën s’guxon me dalë prej themeleve të veta. Në kohën sa VV ka qenë në opozitë i ka mëndu si fajtorë të gjithë të tjerë dhe ia ka lënë fajin UÇK-së se komandantët po e udhëheqin vendin. Në raste të caktume, kanë mendu se ka faj edhe Ibrahim Rugova, e se Amerika ka faj se po i mban në pushtet komandantët. Për fat të keq, sot e kësaj dite, tri vlera janë të rrënuara, luftohet UÇK-ja, kanë mbet peng i asaj kohe, po vazhdohet me qenë kundër Amerikës, si ndodh me qenë kundër Amerikës, është tu i harxhu qeveria Kurti kreditat e atyre që s’janë më në jetë”, tha Haradinaj.
Tutje, Haradinaj tha se po synohet që projektet e Amerikës të mos implementohen.
“Projekti i gazsjellësit rezulton me dobësinë e Amerikës për ta hequr gazin rus nga Serbia. Dy faktorë nuk kanë pushtet ekzekutiv në vend, UÇK-ja dhe Amerika, bëhet çmos në mënyrë konsistene që të mos ndodhin projektet që i synon Amerika deri te marrëveshjet bilaterale. Ju mundeni me kujtu se ua kemi inati, na ua kemi inati deri në at masë sa mos me pësu Kosovës, por i gëzohemi edhe qeverisë tonë kur fiton. Ju kemi gëzu moslejimit të referendumit serb, ju kemi gëzu fondit të sigurisë”, tha Haradinaj.