Dy pjesëtarë serb të FSK’së, janë ndaluar sot në vendkalimin kufitar në Jarinjë. Për ndalimin e tyre, ka reaguar Kryeministri Haradinaj, i cili ka thënë se ndalimi i tyre është tërësisht i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre, derisa ka thënë rastet si ky i kujtojnë popullit të Kosovës kohën dhe regjimin e Millosheviqit.
Kryeministri, Ramush Hardinaj, e ka quajtur persekutim çnjerëzor ndalimin e dy pjesëtarëve serbë të FSK-së, sot në vendkalimin kufitar në Jarinjë.
“Në vazhdën e presioneve dhe persekutimeve çnjerëzore ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, sot në vendkalimin kufitar shtetëror në Jarinjë, nga autoritetet serbe janë ndaluar Alen dhe Anel Ujkanoviq”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri ka thënë se ndalimi i tyre është tërësisht i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre.
“Rastet si ky, popullit të Kosovës i kujtojnë kohën dhe regjimin e Millosheviqit, i cili si duket ende jeton tek fqinji ynë verior”, ka thënë ai.