Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në 36 vjetorin e rënies së Rexhep Mala e Nuhi Berisha, ka thënë se ishin arkitektët e rrugës për çlirim.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se vite e shekuj do të kalojnë, e vepra e tyre atdhetare, do të përkujtohet me respektin më të madh nga secili shqiptarë.
“Në 36 vjetorin e rënies së tyre heroike, ne nderojmë aktivitetin e tyre për liri, shpirtin e tyre militant e liridashës, vendosmërinë dhe qëndrimin e tyre deri në frymën e fundit”, ka shkruar ai.