Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar fshatin Karaçevë pas rastit të djeshëm ku këta banorë u shqetësuan pasi 11 xhandarë serbë ishin parë duke hyrë në territorin e Kosovës.
Haradinaj nga aty ka biseduar me banorët e fshatit dhe zyrtarët e Komunës.
Ai ka thënë se institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla.
“Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës z. Faton Jakupi.
Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe.
Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla”, ka shkruar ai.