Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është vendosur që të hapet kufiri me Shqipërinë.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, tha se ky vendim është vazhdim i vendosmërisë për të qenë një, në sukses e në sfida.
Tutje, ministrja tregon se po diskutohet rikthimi i lëvizjes së lirë edhe me vende të tjera dhe rinisjes së fluturimeve të rregullta në aeroportin e Prishtinës, që t’u mundësojmë diasporës tonë ardhjen pa pengesa në vendlindjen e tyre.
Postimi i plotë:
Hapja e kufirit Kosovë-Shqipëri është vazhdim i vendosmërisë për të qenë Një, në sukses e në sfida.
Bashkë me kabinetin qeveritar po diskutojmë rikthimin e lëvizjes së lirë edhe me vende të tjera dhe rinisjes së fluturimeve të rregullta në aeroportin e Prishtinës, që t’u mundësojmë diasporës tonë ardhjen pa pengesa në vendlindjen e tyre.
Me kujdes të shtuar dhe duke ndjekur rekomandimet e institucioneve shëndetësore, Kosova duhet t’i rikthehet normalitetit dhe të fokusohet në rimëkëmbje ekonomike.
Respektimi i masave na përshpejton vendimin e rihapjes.
Ju ftoj të gjithëve për bashkëpunim.