Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se është gabim i madh të sulmohet Gjykata Speciale.
Haradinaj në “Debat Plus” thotë se duke i bërë sulme Gjykatës Speciale ajo po i falet Serbisë e Rusisë.
“Nëse ne e sulmojmë Gjykatën Speciale asaj nuk i mbetet partner tjetër pos Serbisë. Është taktikë shumë e gabuar. Nuk e di a po e bëjnë këta njerëz me qëllim këtë gjë…Ne po prishim çdo partneritet me këtë Gjykatë”, tha ai.
Ai thotë se Kosova duhet të reflektojë për Gjykatën Speciale dhe nuk duhet të sulmohet.
“Gjykata Speciale nuk është dashur të formohet jashtë Kosovës”.
I pari i AAK-së, thotë se formimi i Gjykatës Speciale ka qenë një gabim i Kosovës.
“Nuk ka gjykatë të keqe, por vendimi politik është i keq ose i mirë. Kjo gjykatë është krijuar në Prishtinë nga ata që kanë emër dhe mbiemër”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.