Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa prej 100 për-qind e vendosur ndaj produkteve të Serbisë ka qenë e vështirë të mbahet.
Ai kështu ka thënë në emisionin Zona Zgjedhore në Klan Kosova, duke shtuar se vendimi për ta vendosur taksën nuk ka pasur të bëjë me elektoratin, por për t’ia forcuar pozicionin Kosovës.
“Taksa 100 për-qind ka qenë e vështirë për me u mbajt; pra proces jo i lehtë të mbijetojë si vendim. Ka qenë e vështirë edhe për policinë e Kosovës, pra për mekanizmat e rendit dhe të ligjit”.
“Përkundër faktit se ata që janë ofruar për ta suspenduar taksën, janë munduar që t’ia atribuojnë taksës aspektin elektoral”.
“Ky është veprim që tash është hetuar se taksa mund të sjellë votë. Përmbi një vit të taksës, nuk është ditur se shkojmë në zgjedhje dhe se taksa të sjellë vota”.
“Pra nuk është elektorale, por është strategjikë për t’ia forcuar pozicionin Kosovës, me nxjerrë njohjen duke ofruar tregun”.