Në një ceremoni të mbajtur në Prishtinë, Kryeministri i Kosovës i cili drejton AAK-në, ka mbledhur strukturat e partisë, anëtarët e bashkëpunëtorët për të shënuar këtë përvjetor.
Kryeministri Haradinaj i ka bërë thirrje Serbisë që ta njoh shtetësinë e Kosovës, sepse siç tha ai, vetëm në këtë formë ata do ta çlirojnë edhe vetën.
Kryeministri Haradinaj, i cili po vazhdon të mbajë qëndrimin e njëjtë për taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe, ka deklaruar se me njohjen e Kosovës nga Serbia, këta të fundit do të kalonin më lehtë në zhvillim ekonomik dhe do të zhvillonin tregti të lirë pa pengesa. Por sipas Haradinajt, për këtë nuk ka vullnet politik nga ana e Serbisë.
“Ju bëj thirrje popullit serb Serbisë, udhëheqjes, ta kuptojnë që duke e njohur pavarësinë e Kosovës e lirojnë vetën, ata shkojnë më shpejt drejt familjes së popujve të lirë të BE-së, edhe ata kalojnë më shpejtë të një prosperitet, të zhvillimit ekonomik, të një tregti e lirë, pa tarifa dhe pa pengesa të cilën edhe ne e presim. Por para se ma na njohur duhet të bëhemi gati me heq edhe pak, se po shihet që nuk ka vullnet politik në anën tjetër, ndërsa unë mendoj që në Prishtinë ka”, tha ai.