Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se masa e reciprocitetit 100% ndaj produkteve serbe do të vazhdojë deri në njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.
Haradinaj tha se do ketë presione për tërheqjen e kësaj mase, mirëpo, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.“Në kapacitete vepruese që kemi si Kosovë, do t’i shfrytëzojmë ato të drejta që të respektojmë veten dhe nëse ka gatishmëri me na respektu shteti fqinjë jemi për, por mendoj se masat që janë vendos për produktet e Serbisë duhet të jenë të përhershme deri në njohje, pra nuk duhet me i heq deri kur Serbia të njohë Kosovën. Do të kemi këshilla të mira, lutje e përkrahje ndoshta edhe çmim si kundërvlerë për këto masa por nuk është mirë që Kosova me i tërheq derisa Kosova të njihet si shtet”, tha Haradinaj.
Ai tha se vendosja e këtyre është bërë vetëm për shkak të zorit.“Zori na ka sjell në këtë pikë ku jemi. Se kemi bërë prej qejfit”, tha ai.