Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të përfillë kërkesat e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, për rikthijmin e normalitetit në veri.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kërkuar që të dëgjohen aleatët, dhe kësisoj të largohen menjëherë njësitet speciale nga komunat në veri.
Gjithashtu, Haradinaj ka thënë se kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit të japin dorëheqje dhe të shpallen zgjedhje të reja në këto katër komuna.
Ndër të tjerash, i pari i AAK-së ka kërkuar nga Kurti që t’i kthehet implementimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.