Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,ka thënë se përplasjet e tij me shefen e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nuk ndikojnë në marrëdhëniet e Kosovës me bllokun ku ajo synon të anëtarësohet, por janë pasqyrim i trajtimit jo të duhur të Kosovës nga Brukseli.
Por Haradinaj tha se i ka kërkuar edhe dje që në dialogun për normalizimi, nuk po mundet të kryeht nga Bashkimi Evropian, pa Amerikën.
“Nëse dikush mendon që zonja Mogherini do ta zgjidhë çështjen e Kosovës dhe Serbisë, atëherë gabon rëndë, kjo po shihet që është përkeqësuar në kuadër të udhëheqjes së zonjës Mogherini dhe është mirë që amerikanët të hyjnë në tavolinë. Wshtë mirë që të ftohen edhe kolegë të vendeve të Quintit, edhe Berlinin dhe të kryhet kjo punë, por nuk do të shkojë kjo punë në formën si ka ndodhur deri tani për shkak se vetëm sa është përkeqësuar marrëdhënia mes dy popujve”, tha Haradinaj në një intervistë për Zërin e Amerikës.