Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që të tërhiqet nga ideja për korrigjimin e kufijve.
Ai ka folur të premten në “Debat” të RTK-së.
“Unë i besoj SHBA-së, veç tutna kur ta rrej unë, ose dikush i joni. Rreziku jemi ne. Kur ti shkon edhe thua kjo është zgjidhja”, ka thënë ai, duke i përmendur si protagonist presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ai ka treguar pse nuk e heq taksën ndaj Serbisë.
“Ekziston një bindje që ka një materie të një marrëveshje, që unë nuk e kam pa. Qysh të ecet përpara që kur ta merr fuqinë mund të mos jetë në rregull për Kosovën? Nuk guxoj të ecë ashtu, ashtu i bije të eci qorr”, ka thënë Haradinaj.