I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik.
Haradinaj para mediave tha se nuk bëjnë koalicione parazgjedhore me asnjë subjekt.
Aleanca ka koalicion vetëm me qytetarin, nuk ka koalicione parazgjedhore, programi ynë jam i bindur se do të marrë besimin e qytetarëve. Edhe oferta po kuptohet çdo ditë ma shumë, pas zgjedhjeve nuk paragjykojmë, e lëmë hapur mundësin e bashkëpunimit me partitë politike, me cilëndo qoftë. Preferojmë me qytetarin me bë koalicion, jemi subjekt me vizion”, ka thënë ai.
Po ashtu ai është pyetur nga gazetarët për ndonjë koalicion të mundshëm me LVV-në, ku tha se nuk kanë vija të kuqe për asnjë subjekt.
“Pas zgjedhjeve nuk kemi vija të kuqe për asnjë subjekt, këto vija të kuqe do të pengonin një shumicë”, tha ai. /Zëri