Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka kritikuar heshtjen e Shqipërisë karshi situatës së dialogut dhe kërkesën e SHBA-së dhe BE-së për formimin e Asociacionit.
Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka kritikuar heshtjen e Shqipërisë karshi situatës së dialogut dhe kërkesën e SHBA-së dhe BE-së për formimin e Asociacionit.
Ajo ka thënë më e pakta që do të mund të bënte Shqipëria është t’i jepte përkrahje Kosovës kundër formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Përtej heshtjes, më e pakta që institucionet e Shqipërisë do të mund të bënin në këtë udhëkryq kombëtar është përkrahja ndërkombëtare kundër Asociacionit një-etnik & avokimi për të drejtat e mohuara të shqiptarëve në Serbi. Kaq e thjeshtë por kaq e ndërlikuar. Si përfunduam këtu?”, ka shkruar ajo në Twitter.
SHBA e BE ka shtuar presionin kohëve të fundit ndaj Kosovës për formimin e Asociacionit, ndërsa që gjatë javës me organizimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë do të organizohet diskutim për Asociacionin.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur se një Asociacion një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.