Sot pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, foli për mundësinë e përfshirjes së partisë së tij në koalicionin e ardhshëm qeverisës.
Haradinaj tha se se partia e tij nuk ka qenë pjesë e diskutimeve për ndërtimin e institucioneve të reja dhe se ai nuk ka pritur që do të vonohet kaq shumë krijimi i institucioneve. Ai theksoi se diskutimet nuk do t’i kundërshtojnë por AAK-ja kësaj radhe nuk do të jetë pjesë e qeverisë, sidomos e asaj “Kurti”
“Do ta takoja në cdo kohë zotin Kurti por ne jemi opozitë, ata i kanë fituar zgjedhjet dhe ne nuk e shohim veten pjesë të qeverisë Kurti. Nuk kemi marrë asnjë ftesë për diskutim, nuk kundërshtojmë asnjë diskutim për interes të vendit, por nuk shohim që kemi ndonjë rol për krijimin e institucioneve. Nuk e shohim veten pjesë të qeverisë Kurti”, ka thënë Haradinaj./Zëri