Kryeministri Ramush Haradinaj u pyet sot nga gazetarët nëse qëndron deklarata e raportueses së Parlamentit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, Tanja Fajon e cila tha ditë më parë se taksa e vënë ndaj produkteve serbe ka implikim direkt tek heqja e vizave për Kosovën.
Këtë gjë e kundërshtoi kryeministri i cili tha se tani nuk mund të ju besoj BE-së, në lidhje me kushtet për heqjen e vizave.
“Tani si me i besu evropianëve sepse njëherë na dhanë si kusht demarkacionin tani taksën, është bërë e vështirë t’ju besoj tash. Megjithatë ne po punojmë në këtë drejtim. Tani janë disa detyra edhe në Parlament por jemi në temë, dhe dita për heqjen e vizave do të vjen”, theksoi Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.
Në këtë konferencë i pari i ekzekutivit foli për edhe dialogun me Serbinë, me ç’rast tha se vazhdimi i dialogut duhet të ndodh dhe është situatë e pashmangshme. /ZERI