Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka uruar nxënësit për marrëveshjen e arritur në mes përfaqësuesve të SBASHK-ut dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli për fillimin e procesit mësimor ditën e hënë.
“Dialogu ynë do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend. Urime nxënës!”, shkruan Haradinaj.