Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ciklin e bashkëbisedimit me qytetarë e ka vazhduar sot në qytetin e Kamenicës.
Haradinaj, me qytetarët e Kamenicës bisedoi për tema të ndryshme lidhur me shqetësimet që i preukopojnë këta banorë.
Shkrimi i plotë:
“Në kuadër të ciklit të bashkëbisedimit me qytetarët e Kosovës, sot qëndrova në Kamenicë.
Shkëmbyem mendimet e idetë tona për dialogun me Serbinë, krizën ekonomike dhe energjetike në vend, si dhe gjendjen e rëndë në arsim.
Diskutuam edhe për probleme lokale, e bashkëbisedimi i hapur me qytetarët është mënyra më e mirë për të gjetur zgjidhje për problemet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.