Me një postim të ashpër në rrjete sociale, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me situatën e bizneseve me rrymë.
Haradinaj e ka quajtur Kurtin zaptues të zyrës së kryeministrit, dhe theksoi se Kosova do të lirohet nga këta ‘gansterë’.
Postimi:
Zaptuesi i Zyrës së Kryeministrit së bashku me vartësit e tij, i la bizneset e Kosovës në mëshirë të mafias energjetike, në mënyre arbitrare dhe me qëllim të qartë tashmë, çmontimin e Kosovës duke ua trashur xhepat të dëgjueshmëve të tij.
Ky veprim shkatërrues nuk do të kalojë pa përgjegjësi. Rrethi po ju ngushtohet çdo ditë, dhe ky fund nuk do të jetë i mirë për ta, pashmangshëm do të përballen me ligjin.
Kosova ka me u liru nga këta gangasterë me agjenda të dyshimta.