Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka realizuar një takim me strukturat e AAK-së. Ai është faleminderuar për besnikrinë përgjatë dy dekadave gati ndaj subjektit të cilin e drejton.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, ministri Lekaj, Rexhep Kadriu dhe Ahmet Isufi, informuan strukturat e partisë për projektet që janë realizuar dhe ato që janë të parapara të realizohen deri në fund të këtij viti dhe gjatë vitit të ardhshëm.
“Zhvillimi i Rajonit të Gjilanit ka rëndësi strategjike për vendin”, tha fillimisht Haradinaj duke shprehur gëzimin ndaj dinamikës së punëve lidhur me projektet e vizituara.
Ai tha se atyre që kanë menduar se Gjilani nuk do të përkrahet nga kjo qeverisje, iu doli ndryshe, sepse në fakt ndodhi përkrahja.
“Projektet nacionale për Gjilanin vitin e ardhshëm janë më shumë se sa ka ndodhë ndonjëherë në historinë e Gjilanit nga të gjitha qeveritë e mëparshme. Dhe shumica e projekteve do të ndikojnë direkt në jetën e qyterarëve “, tha Haradinaj.
Sipas tij, u tha, se vetëm kur të bashkohen forcat mund të ecin proceset përpara, dhe mund të forcohet vendi.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se ne së bashku me kryeministrin Haradinaj, jemi këtu për të dëgjuar kërkesat e qytetarëve për t’i bërë pastaj ato realitet.
Kurse, zëvendës ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu tha se kur kujtoj kohën e bashkëqeverisjes të Komunës së Gjilanit, më kujtohen projektet e mëdha që kishim të cilave u mungonte përkrahja.
“Gjilani dhe Anamorava ishin të lëna tërësisht pas dore, kurse, sot, të gjitha komunat e vendit gëzojnë përkrahje pa dallime nga Qeveria Haradinaj. Kjo Qeveri, nuk bënë dallime, përkrah projekte dhe investon gjithandej në Kosovë “, tha Kadriu.
Deputeti, Ahmet Isufi, ndër tjerash, tha se gjatë këtij viti të Qeverisë Haradinaj, kemi parë një angazhim të një dinamike krejtësisht ndryshe nga qeverit e më parshme.
Ndërsa, Magbule Shkodra, zv.ministre e MZHR tha se me ardhjen e Haradinajt në krye të qeverisë së vendit erdhën edhe ditët e bardha për qytetarët e vendit, fjalë këto që i pata thënë edhe në takime e tubime zgjedhore, para elektoratit.