Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar kreun e Bashkësisë Islame, Myftiun Naim Tërnava dhe qytetarët e besimit Islam me rastin e fillimit të muajit të shenjtë Ramazan.
Përmes një njoftimi për medie, Haradinaj ka thënë se në këtë muaj të mëshirës, le të mbizotërojnë virtytet më të mira njerëzore.
“Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë dhe trevat shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit! Në këtë muaj të mëshirës, le të mbizotërojnë virtytet më të mira njerëzore, paqja, dashuria, ndjenja e humanizmit e solidariteti. Agjërim të lehtë!”, ka uruar Haradinaj.