Kamala Harris ka pranuar humbjen në zgjedhje dhe ka telefonuar Donald Trumpin për t’ia uruar fitoren.
Kështu ka deklaruar për mediat një zëdhënës i kampit të kandidates demokrate për presidente.
Zëvendëspresidentja Harris ka diskutuar rëndësinë e transferimit paqësor të pushtetit dhe të qenit një president për të gjithë amerikanët, shkruan skynews.
Ndërkohë, ajo ka kaluar mëngjesin dhe pasditen duke punuar në fjalimin e pranimit të humbjes, sipas dy ndihmësve të demokrates, të cilin pritet ta mbajë në orën 22:00, sipas orës sonë lokale.
Theksojmë se deri më tani Harris ka 223 vota elektorale gjersa Trump ka 291 sosh.
Ndryshe, presidentit i ri shpallet kandidati që siguron të paktën 270 vota elektorale.