Enver Hasani ka deklaruar se, nëse Dhomat Kushtetuese të Gjykatës Speciale e anulojnë ligjin për këtë gjykatë, shteti i Kosovës ka të drejtë ta anulojë Ligjin e vitit 2014 për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare.
Sipas Hasanit, për një vendim të tillë nuk kërkohen dy të tretat e votave të deputetëve të komunitetit serb.
“Nëse Dhomat Kushtetuese të Gjykatës Speciale e anulojnë ligjin për Gjykatën Speciale, shteti i Kosovës ka të drejtë ta anulojë Ligjin e vitit 2014 për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare dhe nuk kërkohen 2/3 e votave të komunitetit serb”, ka deklaruar Hasani.










