Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Qeveria Kurti, nuk mund t’i ikë formimit të Asociacionit, meqë është detyrim ndërkombëtar. Kjo sipas tij, njëjtë sikurse me detyrimet e marrëveshjes së Washingtonit, të cilat kreu i ri i Qeverisë, i gjen aty, dhe s’mund t’i anashkalojë, njofton Klan Kosova. ”Tek marrëveshja përfundimtare, nëse vie deri tek ndonjë kompenzim, është pjesë e trashëgimit, nuk bëhet fjalë për dëmshpërblim në kuptimin që na ka bërë dëm”. ”Aty bëhet fjalë për kompenzime të caktuara të individëve, që në logjika të caktuara, dhe atëherë bëhet vetëm në kohën pasi i ka rënë NATO”. ”Unë pas një muaji, kam bërë me statut e me të gjitha ato që kanë kërkuar, për Asociacionin”. ”Nuk mundet vetëm qeveria, jam i bindur që nëse do dikush stabilitet, duhet të gjithë të hyn në atë valle – në kuptimin pozitiv po them”. Rubikon: I bie që Qeveria Kurti duhet ta themelojë Asociacionin? ”Qeveria Kurti ka kompetencat e qarta kushtetuese, ajo duhet t’i ushtrojë ato”. Hasani në Rubikon me Adriatik Kelmendi, theksoi se themelimi i Asociacionit është detyrim ndërkombëtar, ndaj duhet themeluar, njofton Klan Kosova. ”Gjykata Kushtetuese e ka thënë se është detyrim ndërkombëtar. Nuk e them unë, por është detyrim ndërkombëtar, e ka gjet aty, s’mund ta anashkalojë”.
Hasani: Qeveria Kurti nuk mund t’i ikë themelimit të Asosacionit, e ka detyrim ndërkombëtar
Ndani këtë artikull