Ndërkaq gjatë periudhës kohore janar-dhjetor të viti 2018 janë raportuar 209 raste të dhunës në familje, tha zëdhënësi i policisë nga rajoni i Gjilanit, togeri Ismet Hashani.
Në rajonin e Gjilanit ka patur raste të dhunës familjare që janë raportuar në polici, por nuk mund të thuhet se është shqetësues numri i raportimit të këtyre rasteve. Madje, thuhet se besimi i qytetarëve në organet shtetërore, e veçanërisht në polici është rritur/ Andaj edhe rastet e kësaj natyre po paraqiten në polici.
Kështu tha Ismet Hashani, zëdhënës i policisë nga rajoni i Gjilanit për AL “GJILANI.INFO” duke saktësuar, se gjatë periudhës kohore, janar-shtator të këtij viti, në shtatë komunat e rajonit të Gjilanit, janë raportuar rreth 170 raste.
“Derisa gjatë periudhës kohore janar-dhjetor të viti 2018 janë raportuar 209 raste të dhunës në familje, prej janarit e deri në fund të shtatorit të këtij viti janë raportuar 168 raste”, tha zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, rastet e raportuara tregojnë se kemi të bëjmë me dhunë ndaj femrave, fëmijëve, por edhe anëtarëve tjerë të familjes.
“Policia e Kosovës me njësitë mirë të përgaditura kundër dhunës në familje, por edhe njësitet e policisë në komunitet, kanë zhvilluar dhe po vazhdojnë të kenë aktivitete të shumëta në këtë drejtim. Në kontekst të kësaj që u tha në fund, kuptohet se me qëllim të vetëdijësimit që të kemi sa më pak, ose mos të kemi fare dhunë në familjet tona, janë mbajtur dhe vazhdojnë të mbahen ligjërata nëpër shkolla e niveleve të ndryshme, ku kryesisht diskutohet dhe jepen këshilla rreth vetëdisimit se si të sillemi në familje, gjëgjësisht se si të kemi familje të shëndosh”, theksoi Hashani.
“Me të njejtin qëllim janë zhvilluar poashtu edhe një numër i fushatave vetëdijesuese, tryeza dhe punëtori. Dhe është vërejtur qartë se efekti ishte pozitiv dhhe se besimi për të raportuar rastet është rritur, që do thënë se raste të dhunës në familje ka patur edhe në të kaluarën, por që raportimi i rasteve ka qenë dukshëm më i vogël”, tha ai.
Hashani tha se Policia e Kosovës vazhdimsht po punon për një ambient të qetë prosperues dhe të sigurt, për të gjithë qytetarët e saj. Andaj edhe Policia e Kosovës apelon që pa hezitim të raportohen të gjitha rastet e dhunës në familje, dhe të kenë besim në Polocinë e Kosovës./GJILANI.INFO/