Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur pas takimit që ka zhvilluar me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherinin, njofton ‘Gazeta Blic’.Thaçi ka theksuar se takimet po bëhen gjithnjë e më të vështira.“Takimet po bëhen më të vështira, për shkak të dallimeve të mëdha që kemi. Sot kemi biseduar vetëm përmes Federica Mogherinit, por dialogu duhet të vazhdojë. Ky dialogu nuk po bëhet vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për të gjithë Ballkanin. Falënderoj të gjithë që po kontribuojnë në këtë dialog”, tha Thaçi.
Thaçi tha se presidenti serb nuk e ka bojkotuar takimin, mirëpo kanë biseduar ndërmjet Mogherinit për shkak të dallimeve.