Deputeti i Listës Guxo në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Avdyli, pretendon se ky subjekt politik mund t’i fitojë 10 për qind në rast të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.Ai këtë e ka deklaruar në T7, duke thënë se këto të dhëna i vinë atij nga terreni.“Unë besoj që jemi mbi 7 deri në 10 për qind. Në bazë të përcjelljes tonë që i kemi në terren, ne mendojmë që jemi në këto suaza”, ka deklaruar ai.
“Ne si subjekt jemi në konsolidim e sipër. Ne jemi të kënaqur me përkrahjen që e kemi në terren. E vërteta është se ne akoma nuk e kemi një strukturë të konsoliduar. Njerëzit akoma nuk janë duke besuar që jemi subjekt dhe kjo ka ndikuar pak”, ka deklaruar Avdyli.
Avdyli më tutje ka folur edhe për ‘fushatën’ kundër ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, për të cilën tha se kjo po bëhet nga njerëz që e kanë humbur pushtetin. Sipas tij, këta janë njerëz të Isa Mustafës, të cilët kanë edhe portale të tyre, po mundohen të gjejnë siç thotë ai ‘qime në ve’.Avdyli në tha se duhet të jemi krenar që Kosova ka një diplomate që ka kritika vetëm për ‘një gabim me ndërrime të flamujve të shteteve’.
“Të gjithë ata që e kanë humb pushtetin. Normalisht që edhe LDK-ja e ka humb pushtetin. Akterë të ndryshëm brenda LDK-së, njerëz të cilët kanë qenë në oborrin e Isa Mustafës, kanë edhe portale ata, dhe përmes portaleve mundohen me gjet kime në vo, jo nuk e qiti një ë, jo e qiti një flamuj që mund të jenë të gabueshëm në Twitter. Shyqyr sot që e kemi një ministre të Jashtme ku vetëm kritikë e ka që ka gabu një flamur, në vend që me të qit të Moldavisë, e ka qit të Vatikanit, që i kanë ngjyrat e njëjta, janë shumë të vogla, tha Avdyli.