Përmes një postimi në facebook, Rexhep Kadriu është shprehur i lumtur nga gjesti madhështor i Haxhi Nuhiut, i cili liroi pronën e tij madje edhe dhuroi 2000 euro për zgjërimin e rrugës.
Ja postimi i plotë:
Haxhi Nuhi Mehmeti nga Përlepnica, prishë objektin, lëshon pronën private, madje jep 2000 euro për zgjerimin e rrugës, ndërsa unë i bashkangjitem këtij gjesti madhështor me 1000 euro. Nuk ka popull më fisnik e më të ndershëm se shqiptarët, vetëm duhet që ti udhëheqë dikush i ndershëm, që vërtetë e do vendin, e do popullin e vet.
Ky projekt është i financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit. Raste të tilla si ky ka shumë gjithandej Kosovës, dhe kjo na bënë të veçantë nga popujt tjerë. Familjet shqiptare, me fanatizëm e ruajnë nderin, respektin, humanizmin dhe ndihmën ndaj tjetrit ndër breza.
Kosova zhvillohet, integrohet dhe bëhet shtet 100% vetëm duke nxjerrë në pah interesin e përgjithshëm.
Kosova po bëhet!