Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se deri më tani ka pranuar vetëm një kandidaturë për president.
Haxhiu ka thënë se kandidatura është propozuar nga 30 deputetë, ku i nominuar është Glauk Konjufca.
“Procedura për zgjedhjen e presidentit kërkon që në proces duhet të jenë së paku dy kandidatë. Procesi i votimit nuk mund të fillojë pa u përmbushur ky kusht themelor”, ka thënë ajo në konferencën për media, raporton teve1.info
Haxhiu u ka bërë thirrje partive që japin nënshkrimet dhe të së paku dy kandidatë për president.

