Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar edhe një herë, se reformat në drejtësi do të zhvillohen në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Këto deklarime ajo i ka bërë në takimin e mbajtur sot me Komisionerin për Drejtësi të Bashkimit Evropian, Didier Reynders.
Këtë të fundit ministrja e Drejtësisë, e ka njoftuar për veprimet e fundit lidhur me Veting-un, përfshirë këtu edhe dorëzimin e dosjes në Kuvendin e Kosovës.
Sipas një njoftimi për media, Haxhiu ka folur edhe për takimet bashkërenduese me akterët relevant, qoftë ata politik, gjithashtu përfaqësuesit e organeve të drejtësisë dhe hapat e mëtejmë në këtë reformë të rëndësishme.