Haxhiu presin që Gjykata Kushtetuese të marrë shpejt vendim për dekretin jokushtetues të Osmanit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Hxhiu ka thënë se Grupi Parlamentar i LVV-së, do të dërgojë lëndë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me dekretin siç ka thënë ajo jokushtetues të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Ajo ka thënë se Gjykata Kushtetuese duhet ta trajtoi më urgjencë dhe profesionalizëm këtë çështje.
Sipas Haxhiut, vonesat në këtë çështje do të shkaktonin dëme të mëdha.
“Pritet që Grupi Parlamentar i LVV-së ta dërgoj lëndën në Gjykatën Kushtetuese që lidhet me dekretin jokushtetues të presidentes Osmani. Pres që Gjykata Kushtetuese të veprojë me ndjeshmërinë e çështjes me rëndësinë e çështjes, sepse vonesat do të shkaktojnë dëme të riparueshme”, tha Haxhiu të hënë në një deklarim për media.
Haxhiu ka thënë se vendimi i Osmanit ishte i “ngutshëm dhe befasues”.
Ajo poashtu ka sqaruar se për momentin nuk mund të thërrasë seancë të Kuvendit.

