Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit.
Ky reagim i tij vjen pas deklarimeve të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se ka ndërlidhje mes shtetit serb dhe ikjes së Faton Hajrizit dhe arratisjeve nga burgjet e Kosovës, që ndodhën kohën e fundit.
“Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet të mbaj seancë të jashtëzakonshme për sigurinë në burgjet e Kosovës. Kjo eshte e domosdoshme pas deklaratës se ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, se Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës”, tha ai.