Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Haxhiu në Facebook ka shkruar se miratimi i këtij projektligji i hap rrugë reformave në sistemin e drejtësisë.
“Falenderoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratimin në lexim të dytë të projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Miratimi i këtij projektligji i hap rrugën reformave të mëdha në sistemin e drejtësisë”, ka shkruar ajo.
Në senacën e sotme parlamentare e cila po vazhdon punimet, është miratuar në lexim të dytë projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Përmes këtyre ndryshimeve, KPK do të ketë përbërje të balancuar në pajtim me standardet ndërkombëtare të konfirmuara nga Komisioni i Venecias./teve1.info.