Kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të 29 qershorit.
Haxhiu theksoi se konstituimi i Kuvendit nuk është përgjegjësi vetëm e VV-së, por e gjithë spektrit politik.Sipas saj, VV-ja si subjekti i parë ka të drejtën kushtetuese për të propozuar kryeparlamentarin dhe askush nuk mund të ndërhyjë në këtë të drejtë.
“Ka pasur gjashtë përpjekje për votim të hapur, nuk ka rezultuar i suksesshëm. Nuk i përket vetëm VV-së, të kontribuojë në konstituimin e Kuvendit, ne kemi marrë përsipër të kontribuojmë në këtë pikë. Nuk është përgjegjësi vetëm e jona. Jemi përgjigjur disa herë për këtë, të drejtën për të propozuar e ka VV-ja, si subjekt i parë. Askush nuk mund të ndërhyjë në të drejtën e subjektit politik, të drejta kushtetuese janë mbi prerferencat individuale”, tha Haxhiu.