Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi VV-ja mori vendim për përjashtimin e Besnik, Mujacit nga partia pasi u kap me drogë në Shqipëri.
E para e Ministrisë së Drejtësisë, ka shkruar se veprimet për të cilat u arrestua asamblisti, Besnik Mujeci, janë krime të rënda dhe drejtësia duhet t’ia jap dënimin e merituar.
Mujeci, i cili është në mandatin e dytë si asamblist i LVV-së në Prishtinë, u kap mbrëmë në Tiranë bashkë me katër persona të tjerë, me 11 mijë e 300 tableta ekstazi, me peshë prej mbi 5.090 kilogramë në vlerë rreth 400 mijë euro.
Postimi i plotë:
Komisioni Disiplinor mori vendim për përjashtimin e Besnik Mujecit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
Veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë duhet ta marrin dënimin e merituar!
Njerëz të tillë nuk kanë vend në Lëvizje.