By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Haxhiu: Për Vetingun me opozitën jemi në rregull, na duhen votat e Listës Serbe
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Haxhiu: Për Vetingun me opozitën jemi në rregull, na duhen votat e Listës Serbe

Përditësimi i fundit: February 2, 2023 10:39 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për çështjen e Vetingut në sistemin e drejtësisë. Ajo tha se për këtë çështje janë në rregull me opozitën, ndërsa theksoi se për të kaluar ndryshimet kushtetuese duhen edhe votat e deputetëve që përfaqësojnë komunitetin joshumicë.

- Advertisement -

Haxhiu tha se janë duke ndjekur rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Sa i përket konsensusit politik e vlerësoj se është e rëndësishme që të jemi të unifikuar për çështjen e reformës në Drejtësi, me opozitën jemi në rregull. Për të kaluar ndryshimet Kushtetuese duhet edhe 2/3 e 20 deputetëve që përfaqësojnë komunitetin joshumicë në Republikën e Kosovës. Është e rëndësishme të kemi takime”, ka deklaruar ajo.

Ajo thotë se përveç Mbretërisë së Bashkuar e cila ka mbështetur këtë proces qysh nga fazat fillestare, SHBA ka pasur rezerva.

“Ajo çfarë është e rëndësishme është që ne kemi vendosur që të ndjekim rekomandimet e Venecias. Në fillim të diskutimeve dhe hartimit të drafteve për çështjen e Vetingut nuk e kemi pasur mbështetjen e plotë sidomos nga partnerët tanë. Nga Ambasada amerikane, Zyra e Bashkimit Evropian. Përveç Mbretërisë së Bashkuar që ka dalë publikisht qysh nga fazat fillestare për mbështetje të këtij procesi, në anën tjetër ka pasur qëndrime të ndryshme nga partnerët tjerë. Nga SHBA-ja ka pasur rezerva p.sh në raport me stërgjatëjen e reformës por megjithatë vlerësojë që këmbëngulësia jonë ka bërë që ta mbërrijmë këtë rezultat”, tha Haxhiu.

Po ashtu, Haxhiu theksoi se nuk ka pasur rastin t’i takojë ende deputetët e zëvendësuar të Listës Serbe.

“Ne kuptojmë qëndrimet që i kemi në raport me qëndrimet e tyre ndaj Kosovës, por ata janë deputetë të Kosovës. 10 prej tyre kanë dhënë dorëheqje, mirëpo tash janë zëvendësuar me të tjerët. Nuk kemi pasur rastin t’i takojmë, por unë e kam për obligim që të takohem dhe të bëjmë të qartë që reforma në drejtësi është e rëndësishme. Ata në pjesën më të madhe nuk vijnë as në seancat e Kuvendit”, përfundoi ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Kjo është pasuria e kryetarit të Gjilanit
Komunat e Kosovës në hall me ikjen e punëtorëve
AGK-ja i bën thirrje FFK-së të organizojë Kuvend të hapur për mediet dhe transparent
Kryetari Hyseni publikon video nga inaugurimi i shkollës “Rexhep Elmazi”, në Gjilan
A u refuzua kërkesa për mjete financiare për Thaçin, MD del me komunikatë
Artikulli i mëparshëm Kamberi për rrëmujën në parlamentin serb: Albanofobi, retorika e viteve të 90-ta në skenë
Artikulli tjetër Qeveria mban mbledhje, merr tjetër vendim për shpronësime në Veri

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.