Haxhiu pret në takim Von der Leyen
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Pas pritjes, dyshja pritet të mbajnë takim në Zyrën e Presidencës, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, nën masa të rrepta të sigurisë, arriti në Prishtinë presidentja e Komisionit Evropian.
Pas takimit me Haxhiun, ajo pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.










