Haxhiu: Prokuroria Speciale nëse e do dëshminë e Kurtit, le t’i përgjigjet kërkesës së tij
Nëse Prokuroria Speciale është e interesuar ta marrë dëshminë e kryeministrit Albin Kurti lidhur me rezervat shtetërore, ajo duhet t’i përgjigjet kërkesës së kabinetit të tij, që të intervistohet në zyrën e tij.
Kështu deklaroi sot, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke shtuar se Kurti nuk e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për intervistim.
“Kabineti i kryeministri i ka propozuar tri data se kur mund të realizohet kjo kërkesë bazuar në agjendën e kryeministrit Kurti, dhe tashmë gjatë kësaj jave kanë mbetur dy data që kabineti i kryeministrit i ka propozuar Prokurorisë Speciale. Nuk ka asnjë arsye që prokurorët që thuhet se janë të interesuar që të marrin dëshminë e kryeministrit Kurti për rezervat shtetërore, të refuzojnë kërkesën e kryeministrit Kurti për ta intervistuar në zyre siç ka kërkuar kryeministri”, është shprehur Haxhiu.
Sipas saj, Prokuroria Speciale ka tendencë që ta minojë punën e LVV-së.
“Nuk është diçka e pazakontë, nuk është diçka e paligjshme, prandaj nëse Prokuroria Specisle është e interesuar që ta marrë dëshminë e kryeministrit, lirisht mund t’i përgjigjet kërkesës së kabinetit Kurti. Prokuroria Speciale me këto veprime ka tendencë për ta minuar punën tonë, për ta bllokuar punën tonë, për ta dëmtuar LVV-në dhe qeverinë siç zakonshëm kanë bërë”, ka shtuar