Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka publikuar listën e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara të Milan Radoiçiq, i cili pranoi se udhëhoqi sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Haxhiu ka thënë se Radoiçiq u bë milioner përmes krimit, ndërsa qytetarët e komunitetit serb i ka përdorur përmes frikës, kërcënimit dhe shantazhit.
Po ashtu, ajo ka shkruar se koha që kriminelët si Radoiçiq të ndëshkohen, ndërsa qytetarët të jetojnë të qetë.
“Dokumentet më poshtë janë lista të gjata të pasurive të shumta të konfiskuara dhe sekuestruara të një kryekrimineli që vet është bërë milioner ndërkohë që qytetarët e komunitetit serb i ka përdorur përmes frikës, kërcënimit dhe shantazhit. Pra, për vete milioner përmes krimit e qytetarëve terrorin dhe varfërimin. Por, kjo epokë ka marrë fund. Ka ardhë koha që qytetarët të jetojnë të qetë e kriminelët të ndëshkohen”, ka shkruar në Facebook ajo.